Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar dorëheqjet e fundit të disa anëtarëve nga funksionet e larta në këtë parti.
Gjatë muajve të fundit nga funksionet udhëheqëse kanë dhënë dorëheqje, Dardan Molliqaj, Aida Dërguti, Visar Ymeri dhe të enjten Dardan Sejdiu.
Deputetja Haxhiu në një postim në Facebook, ka shkruar se dorëheqjet do t’i marrë seriozisht vetëm atëherë kur këta anëtarë të dorëhequr nga funksionet në parti, të japin dorëheqje edhe nga posti i deputetit.
“Vetëm kur ndonjëri jep dorëheqje nga pozita e deputetit, betohem se do të filloj ta marr seriozisht! Më falni por këto letrat copy paste nuk mundem as t’i lexoj! Janë fallse dhe me porosi e tendencë”, ka shkruar Haxhiu.