Haxhiu: Krejt kjo është lojë e Kurtit dhe Osmanit për ta dobësuar e përçarë LDK-në

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Baton Haxhiu, i lidhur online me emisionin “Opinion” te TV Klan, i ka komentuar veprimet e kryeministrit Albin Kurtit, me shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.

Haxhiu e ka vlerësuar si “sjellje fëmijërore” aktin e Kurtit qe në një moment kur vendi ndodhet në karantinë për shkak të Coronavirusit, me marr këso vendime.

“Është një turp i asaj që ka ndodh ditën e djeshme, një sjellje fëminore e Kryeministrit dhe e kësaj qeverie, në një moment kur njerëzit kanë halle me karantinën e tyre dhe nuk ka gati qytet që nuk është përfshirë me 2 apo tre raste Coronavirus”.

“Nëse i iki definimeve çfarë është kryeministri po e shpegoj, një frikacak që nuk guxon të marr vendime qeveritare për qytetarët. Arsyeja është një farë lloj bashkmi mes zotit Kurti dhe zonjës Vjosa Osmani, që ka filluar herët gjatë fushatës. Një binom që ka pas dy qëllime: rikthimin e Albin Kurtit dhe fitoren e tij, jo vetëm me votat e qytetarëve dhe nëse jo poshtnimin, ndrydhjen e LDK dhe krijimin e pabarazisë. Agim Veliu është kandidat kryesor për drejtimin e LDK-së, ndërsa Albin Kurti kërkon t’ja transferojë Vjosa Osmanit, partneres së tij dhe duke e futur LDK në një beteje të brendshme, për t’ja lehetësuar vetes qeverisjen”.

“Për këtë fjali u shkarkua një ministër i brendshëm duke e quajtur tradhtar, tradhti ndaj policisë dhe ndaj qeverisë. Në kësi situate Albun Kurti e gjen armikun”.

“Është një luftë për pushtet në kohë krize. Ja ça do ndodhi: Nesër bëhet mocioni i mosbesimit të kësaj qeverie. Ata kanë 43-44 vota për mocionin e mosbesimit. Deri në 85 vota do jenë pro varësisht kush ka guximin të dalë nga shtëpia e të shkojë në parlament, sepse me siguri kjo situatë do i shtyjë një pjesë të njerëzve të mos vijnë në parlament”.

Po dhe pastaj topi shkon tek kushtetuta dhe kushtetuta thotë o duhet të zgjidhet Kryeministri i ri ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Për shkak se situata është e tillë nuk besoj që e fundit mund të jetë qeveria e unitetit kombëtar minus Vetëvendosja”.

“Logjika politike kështu thotë pasi Vetëvendosja e shkatërroi qeverisjen në një moment delikat për Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme