Haxhiu kritikon Kurtin: Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe unifikoi maqedonasit rreth VMRO-së

Prishtinë | 09 Maj 2024 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, ku partia VMRO-DPMNE doli e para.

Sipas tij, fajin kryesor e ka kryeministri Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “përçarës i shqiptarëve”

“Ky është Albin Kurti përçarësi i shqiptarëve. Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe unifikoi maqedonasit rreth VMRO-s. Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni. Kush është ky njeri që po faktorizon serbo-maqedonët, pse po e bën këtë?”, ka shkruar ai.

Të ngjashme