Bekim Haxhiu i është kthyer debatit për histori.
Pas debatit të ashpër me deputetin Gëzim Kelmendi lidhur me Perandorinë Osmane, Haxhiu në Interaktiv të KTV-së ka konstatuar sërish deklarata e Kelmendit për rolin historik të Skënderbeut.
“Kam reaguar në disa raste për histori. E fundit ishte për një shkarje që ka bërë deputeti Gëzim Kelmendi në raport me Skënderbeun. Ai e vlerëson Perandorinë Osmane si bashkëjetues dhe jo si sundues. Nuk e vlerëson Skënderbeun si hero shqiptar. Për mua heronjtë janë si yje në qiell. Kush i ofendon ata baltos mbi të ardhmen e fëmijëve tanë. Reagimi im ishte për të ruajtur vlerat tona historike-kombëtare. Kushdo që baltos mbi heronjtë tanë unë reagoj. Gëzim Kelmendi nuk ia pranon asnjë historiani historinë. Mendon që është njohës më i mirë se të tjerët, si stomatolog”, ka thënë.