Haxhiu: Kush ua dha të drejtën ta falni territorin e Kosovës

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 17:57 | Nga Donika Osmani

Albulena Haxhiu deputete nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e cila po zhvillohet lidhur me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit tha se askush nuk ua ka dhënë të drejtën deputetëve të falin territorin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Ne shpëtuam Kosovën nga Zajednica por dhe territorin. Për këtë peticion këtu që e kemi mbledhur me Haradinajn me Limajn, që paska ikur tash, Haradinaj tha se është peticion i respektuar, po ta respektoje vullnetin e qytetarëve kundër kësaj marrëveshje sigurisht se sot do të ishe këtu duke jetësuar raportin Bulliqit që tregon që Kosova ka humbur territor, dhe jo këtë marrëveshje. Ju deputet ku e merrni këtë të drejtë për me fal territorin e Kosovës, kush ua ka dhënë atë të drejtë. Secili prej jush që mendoni të përkrahni këtë marrëveshje po e shkelni me të dy këmbët betimin që keni dhënë dhe ju ftoj ta lexoni edhe një herë betimin që keni dhënë”, tha Haxhiu.

Ajo tha se do të duhej fillimisht të luftohej korrupsioni i cili poashtu është kusht për liberalizimin e vizave.

“Pse nuk i jepni shumë zor të luftoni korrupsionin, si mundet qeveria Haradinaj me luftu korrupsionin, si mund të luftojnë korrupsionin njerëzit e korruptuar. As pushtuesi nuk ia gërditi më shumë vendin qytetarëve, sesa të bëmat e qeveritarëve”, tha ajo.

Të ngjashme