Haxhiu mirëpret zgjedhjen e Kryesuesit dhe zëvendëkryesuesit të KPK-së

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka reaguar për zgjedhjen e Kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ajo ka shkruar se është një hap i rëndësishëm në zbatimin e ndryshimeve ligjore dhe avancimin e reformës në drejtësi.

“Ky proces shënon një fazë të re për Këshillin Prokurorial dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve tona ndaj një sistemi të drejtësisë të pavarur, transparent dhe llogaridhënës”, tha Haxhiu në facebook.

Të ngjashme