Haxhiu: Në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka persona që nuk ia duan të mirën shtetit

Prishtinë | 22 Dhj 2023 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se dikasteri që ajo drejton ka sfidë për menaxhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Haxhiu, duke mos përmendur emra, tha se ka persona brenda IML-së që nuk ia duan të mirën këtij institucioni dhe se punojnë për interesa personale.

Për IML ende ka sfidë, kemi pasur probleme të mëdha, me persona që nuk ia duan të mirën shtetit, institutit as MD-së, kanë interesa personale, nuk do të lëshohem në emra të përveçëm. IML e di për çka mendoj, për të gjithë ata për secilin prej tyre, ka zyrtar që bëjnë përpjekje maksimale, do ta vlerësojë U. D-në edhe përkundër faktit që kemi pasur gjendje të rëndë në zhdukjen e provave të Astrit Deharit, djegien e objektit, ai ka marrë përsipër ta drejtoj, dhe po bën përpjekje maksimale”, tha Haxhiu, për RTV Dukagjini.

Haxhiu theksoi se ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për zhvillimet në IML dhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Të ngjashme