Haxhiu në përkrahje të Shyhrete Tahirit, kërkon të shtohet stafi i prokurorëve special që merren me krimet e luftës

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka përkrahur të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyhrete Tahiri, e cila sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.

Haxhiu ka thënë që Prokuroria duhet të vihet në veprim menjëherë.

“Është e qartë që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës megjithatë para disa muajve ka hyrë në fuqi ndryshimi për gjykimin në mungesë për kriminelët e luftës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Statusi i plotë i saj:

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, znj.Shyhrete Tahiri, sot ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale. Prokuroria duhet të vihet në veprim menjëherë.

Është e qartë që Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës megjithatë para disa muajve ka hyrë në fuqi ndryshimi për gjykimin në mungesë për kriminelët e luftës.

Prokuroria e gjykata, në rast të pamundësive për sigurimin e të dyshuarve, duhet të veproj bazuar në nenin përkatës për gjykimin në mungesë.

Poashtu numri i prokurorëve special që merren me krimet e luftës duhet të rritet e poashtu stafi mbështetës për prokurorët special që trajtojnë këto raste.

Pa drejtësi nuk ka qetësi për viktimat e luftës dhe popullin e Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme