Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu po e përfaqëson VV-në në takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu tha se kryeministri në detyre nuk ka marr pjesë në këtë takim sepse është jo serioz. Ajo i bëri thirrje presidentit Thaçi që të respektoj kushtetutën e Kosovës që sipas saj takimi i sotëm është në kundërshtim me kushtetutën.
“Kryeministri nuk ka mund të jetë pjese e takimit sepse është jo serioze, pra ftesën për ketë takim ne e kemi pranuar ne orën 15:00 dhe ky takim po mbahet ne oren 16:00 dhe vetem 1 ore 30min ndërmjet. Me këtë urgjencë ne do te duheshim të luftonim per pandemine por per kete nuk po jeni te interesuar dhe nuk keni qene te interesuar ne takimin e se henes kur ju ftoi kryeministri Kurti per te luftuar pandemine por jeni bere bashk per te dal kunder VV-së.
“Rendi kushtetues është mbi interesat e partive politike dhe ky takim është në shpërpushje me Kushtetutën e Kosovës sepse presidenti mund te konsultohet vetëm me partine politike ose me koalicionin dhe ky format është jo kushtetues. Ju kanë mbetur edhe disa muaj si President dhe ju ftoi që të respektoni Kushtetutën e Kosovës.
Letra e Kurtit për Presidentin Thaçi:
“I nderruari presidenti përkundër që nuk kemi refuzuar në në asnjë rast mandatin sot kam pranuar një letër nga ju që konstatoni që unë nuk e paskam shfrztëyuar të drejtën për të propozuar mandatarin kushtetuta nuk e përcakton afatatin për një gjë të tillë. Bazuar në rolin si president ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar që nuk e kemi doëyuar emrin për mandatarë me keqardhje konstatoj që në cilën bayë të cilit nen 95 konstatoni. Edhe njëherë ju lutem cilit paragraf të nentit 95 i referoheni.”