Haxhiu nis seancën gati me një orë vonesë, VV e LDK në sallë

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me gati një orë vonesë ka nisur vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Ajo kërkoi nga administrata që t’i bien ziles për të ftuar deputetët që të hyjnë në sallë.

“Është radha e PDK’së. Po i presim derisa ata të vijnë në sallë”, ka thënë ajo.

Seanca, e cila kishte nisur në orën 11:00, u ndërpre pasi PDK-ja lëshoi sallën, në shenjë kundërshtimi lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Mosmarrëveshjet mes partive politike rreth votimit të nënkryetarëve kanë qenë edhe më herët shkak i bllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në këtë seancë nuk janë duke marr pjesë PDK.

Të ngjashme