Haxhiu: Një populli 94% pro evropian, Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu e ka quajtur Kryeministrin Kurti “filozof të vonuar në histori”.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas deklaratave të Kurti në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni gjatë ditës së djeshme.

“Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët evropian”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

Shkrimi i plotë:

Is it stupidity or ignorance?!

Është budallaki apo injorancë?!

Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?!

Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian.

Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni.

Të ngjashme