Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, s’ka komentuar ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën e organizuar për 4 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Haxhiu ka kërkuar mirëkuptimin e gazetarëve, që mos të diskutohet për zhvillimet e fundit.
Ajo ka thënë se për këto do flasin, por qëndrimet e tyre tashmë janë të ditura për Gjykatën Speciale.