Haxhiu: Nuk qëndron se Kosova s’ka eksperta të energjetikës

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 00:07 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka komentuar deklaratat e Kurtit, duke thënë se nuk qëndron që Kosova nuk ka eksperta.

Bekim Haxhiu në T7 ka pasur kritika të mëdha për Qeverinë Kurti dhe ftesën për ekspertin gjerman në KEK

Sipas deputetit të PDK-së, Kosova ka ekspertë të mjaftueshëm në Kosovë, disa edhe në pension, dhe se Qeveria Kurti i ka anashkaluar ata.

Haxhiu ka thënë se është një ekspert 75-vjeçar që paguhet 2500 euro për të sanuar dëmet, ka thënë se nuk ka pasur vendimmarrje dhe se ekspertët janë anashkaluar.

“Ka plot inxhinierë dhe me këta inxhinierë të KEK-ut kanë funksionuar dhe se nuk kemi pasur probleme. Kosova ka inxhinierë të mjaftueshëm në Kosovë por ata janë anashkaluar dhe nuk janë marrë në konsideratë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Të ngjashme