Haxhiu pas homazheve në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Prishtinë | 05 Pri 2026 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe për masakrën e Rezallës, për të kujtuar viktimat e vrara në luftë, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se regjimi serb tentoi që të fshinte krimet duke varrosur shqiptarë në varre masive në Serbi dhe se kurrë nuk do të harrohen.

 “Më 5 prill të vitit 1999, në Rezallë të Skenderajt dhe në fshatrat përreth u zbatua plani i shfarosjes nga regjimi i Serbisë. Atë ditë pra, më 5 prill të vitit 1999, djem e burra nga mosha 13 vjeç deri në moshën 90 vjeç u ndanë nga familjet e tyre, u plaçkitën, u nxorrën dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe më pas u pushkatuan. Por kjo nuk i mjaftoi regjimit të Serbisë. Trupat e tyre i rrëmbyen dhe me trupat e tyre hapën varre masive në Serbi. Qëllimisht ishte që t’i fshehin gjurmët e krimit gjenocidal. Por gjurmët e krimit nuk do të fshihen kurrë e krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë. Ato do të mbahen mend gjatë e përherë në kujtesën e familjarëve të tyre, por edhe në kujtesën tonë kolektive. Si institucione të Republikës së Kosovës do të angazhohemi që të ketë drejtësi edhe për masakrën e Rezallës por edhe për të gjitha masakrat, vrasjet, dhunimet, shkatërrimet e dëbimet që Serbia i ka bërë në Kosovë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombi”, tha Haxhiu.

Të ngjashme