Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur mashtrues kryeministrin Albin Kurti, i cili së fundmi premtoi miliona euro investime në sport, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i PDK-së, ka thënë se përgjatë katër viteve, kryeministri Kurti ka bllokuar investimet në Stadiumin Nacional, atë në “Adem Jashari, stadiumet në Gjilan, Pejë e vende tjera.
“Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit. Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndërruar në gërmadha dhe fusha të baltosura”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu.
Postimi i plotë:
Premtime boshe te mashtruesit Albin Kurti.
Ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport, ky kryeministër gënjeshtar, mashtrues dhe zhvatës?
Ku ishte që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi, i bllokoi investimet në:
Stadiumin Nacional,
Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë,
Stadiumin e Gjilanit,
Stadiumin e Pejës,
Stadiumin e Gjakovës,
Stadiumin e Prizreni….!
Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit.
Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndëruar në gërmadha dhe fusha të baltosura.
Besoj e mbani mend lojën e Kosovës me Izraelin që u zhvillua në baltë, për shkak se nuk u investua as në bari të fushës së stadiumit nacional.