Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik që është hartuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka deklaruar se nuk janë marrë parasysh kërkesat e organizatave dhe sindikatave që marrin paga nga buxheti i shtetit të Kosovës.
“Ky do të duhej të ishte një prej ligjeve më të rëndësishme për punëtorët e administratës, për shërbyesit civilë, për mësimdhënësit, për profesionistët shëndetësorë, për ushtarët, për policët, për zjarrfikësit dhe për të gjithë ata që marrin pagë nga buxheti i Kosovës”.
“Do të duhej të ishte si një lloj ditë feste për ta sepse deputetët, të zgjedhurit e tyre, janë duke e votuar dhe po e përmbushin një detyrë të atyre që me përkushtim dhe me profesionalizëm ushtrojnë funksionet shtetërore”.
“Për fat të keq ky projektligj po vjen në votim duke u shpërfillur të gjitha kërkesat e sindikatave dhe organizate punonjëse që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.