Haxhiu për rastin Dehari: Po hetohet nëse kamerat e sigurisë janë marrë me urdhër të Dhurata Hoxhës

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë një pyetje nga deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në lidhje me epilogun e çështjes Dehari.

Haxhiu ka thënë se rasti Dehari po trajtohet nga prokuroria Speciale.Ajo tutje ka shtuar se po hetohet nëse kamerat e siguria janë marrë me urdhër të ish-ministres Dhurata Hoxha.

“Rasti Dehari është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale. Kam urdhëruar një inspektim se cilat kanë që përgjegjësitë e personave përgjegjës atë ditë. Kam treguar për gjetjet ne raportin e inspektimit. Gjetja kryesore është që kamerat janë marrë para policisë, dhe kjo është e paprecedentë. Pyetja është se kush i ka marrë kamerat e sigurisë dhe a janë marrë ato me urdhër të ish-ministres Dhuarat Hoxha” deklaroi Ministrja Hoxha”.

Të ngjashme