Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i djeshëm i Qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët është zhvlerësuar për shkak se në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ky vendim është konsideruar anti-ligjor, raporton Ekonomia Online.
Ministrja Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave do të bëjë nivelizim të pagave dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet anti-Kushtetues.
“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga”.
“Ligji pos që bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, tha Haxhiu.
“Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”, tha tutje Haxhiu.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka shfuqizuar vendimin Qeverisë Haradinaj, me të cilin ishin rritur pagat në sistemin e drejtësisë.
LEXONI EDHE: