Haxhiu: Përse Qeveria nuk e mbyllë Elektroseverin në veri dhe nuk e merr në menaxhim trafostacionin e Vallaqit?

Prishtinë | 10 Gus 2024 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka pyetur Qeverinë Kurti se përse nuk i mbyllë zyret e Elektroseverit në veri dhe nuk e merr në menaxhim trafostacionin e Vallaqit.

Haxhiu ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në Veri të Mitrovicës çdo muaj pranojnë faturat e energjisë elektrike nga Elektroseveri i Serbisë. 

Haxhiu ngreh dyshime edhe për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. 

Postimi i plotë i tij: 

Përse Qeveria Kurti nuk i mbyllë zyret e Elektroseverit në veri dhe nuk e merr në menaxhim trafostacionin e Vallaqit?!

Përtej propagandës elektorale të Kurtit, qytetarët e Kosovës në Veri të Mitrovicës çdo muaj pranojnë faturat e energjisë elektrike nga Elektroseveri i Serbisë, udhëkryqi energjetik trafostacioni i Vallaqit në veri të Kosovës menaxhohet nga Serbia përmes Elektroseverit, përse po heshtet ky realitet faktik?

Qytetarët e Kosovës duhet të informohen drejtë, pse nuk mbyllen zyret e Elektroseverit, a ka dorë GEN-i i Serbisë dhe Martini në lejim të funksionimit të Elektroseverit në Veri dhe menaxhim të udhëkryqit energjetik të trafostacionit të Vallaqit nga Serbia përmes Elektroseverit?!

Pse deputetët e LVV nuk guxojnë ta thonë asnjë fjalë për Elektroseverin, Vallaqin, GEN-in e Serbisë, Martinin, Nagipin dhe hajninë me energjinë elektrike?

Të ngjashme