Haxhiu: Presidenti nuk ka të drejtë t’ia japë mandatin dikujt tjetër, do ta çojmë në Kushtetuese

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albulena Haxhiu pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ku  të gjitha partitë përveç Vetëvendosjes u deklaruan pro krijimit të një Qeverie të re ka thënë se veprimet e presidentit janë jo kushtetuese dhe ai nuk ka të drejtë të japë mandatin dikujt tjetër, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka paralajmëruar se nëse formohet një qeveri e re, VV-ja do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

https://vimeo.com/410639727

“Qeveria është rrëzuar për shkak të pazare me ish partnerin tonë qeverisës. Është për keqardhje që këta njerëz kanë gjetur që të bëhen bashkë kundër VV, në vend që të bëheshin bashkë kundër pandemisë. Ekziston një tendencë e presidentit  dhe nuk mund të ketë qeveri me legjitimet qytetarë pa shkuar në zgjedhje, sepse qytetarët kanë vendosur me 6 tetor dhe ai nuk ka të drejtë ta anashkalojë partinë fituese. Me këto veprime presidenti po e shkatërron rendin kushtetutës. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi ta kalojmë situatën me COVID-19.  Duke e tradhtuar vullnetin e qytetarëve po shkojnë në një qeveri që nuk ka legjitimet, presidenti nuk ka të drejtë ta ftojë askënd përveç VV-së. U mundova që ta adresojë letrën e kyrministrit Kurti dhe t’i them se veprimet e tij janë në shpërputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Presidenti sipas saj, do të duhej të thërriste takim vetëm për ta caktuar datën e zgjedhjeve.

“Ai është noter dhe të firmosë atë që ja dërgon subjekti fitues, çfarëdo tendence do ta dërgojmë në kushtetuese. Pavarësisht këtyre orkestrimeve të presidentit me ish partnerin tonë nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve. Qytetarët janë të zemëruar me veprimet e Thaçit dhe ish-partnerit tonë. Çdo veprim jo kushtetues do ta dërgojmë në Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Të ngjashme