Lëvizja Vetëvendosje, në konferencën e mbajtur sot shprehi shqetësim për reduktimet e ditëve të fundit, faturat e papërballueshme dhe largimin e punëtorëve nga KEDS-i.
Albulena Haxhiu tha se privatizimi i KEK-ut nga qeveria Thaçi në atë kohë, po sjellë tashmë probleme me mosfurnizim me energji elektrike, privatizim ky që, sipas saj, kushtoi edhe me largimin e punëtorëve nga KEDS-i, raporton Ekonomia Online.
Ajo shprehi shqetësim edhe për faturat e papërballueshme të energjisë, ku qytetarët e Kosovës po paguajnë çmimin e energjisë për pjesën veriore të vendit.
“Në vitin 2012 humbëm një aset publik, KEK-u u privatizua nga qeveria Thaçi me vetëm 26,3 milionë euro, u arrestuan deputetët e LVV-së dhe aktivistët që kundërshtonin privatizimin e KEK-ut, na thonin se do të ketë furnizime me energji dhe 6 vite pas privatizimit orët e ndërprerjes së energjisë në tërë vendin nuk janë ndërprerë.”
Ajo shprehi shqetësim edhe për faturat e papërballueshme të energjisë, ku qytetarët e Kosovës po paguajnë çmimin e energjisë për pjesën veriore të vendit.
“Faturat iu shpërndanë joligjërisht çdo konsumatori, komunat veriore ende nuk e paguajnë energjinë. KEDS-i ia faturon të gjithë shqiptarëve ato, në këto 6 vite çmimi është rritë katër herë nga ZRRE-ja, me arsyetimin fals për defektet në gjenerim të energjisë. Janë 95 punëtorë në vjeshtën 2015, dhe 75 në maj 2016. Mbi 200 punëtorëve u është komunikuar vendimi për largim”, u shpreh Haxhiu.
“Në këto ditë të ftohta është e papërballueshme për qytetarët që jetojnë në varfëri, e veçanërisht ata që jetojnë në zona të thella, nuk kemi dëgjuar asgjë nga mosfurnizimi me energji elektrike dhe asnjë vendim për vendimin e paligjshëm të ZRRE-së. Do ta kërkojmë kërkesën për interpelancë për këtë gjendje të rënduar. Të japin përgjegjësi ata që kanë marrë këtë vendim të paligjshëm”, tha Haxhiu.
Përfaqësuesi i zyrës për Energjetikë, Naim Hoxha, bëri apel që të kursehet më shumë energjia elektrike.
Ai po ashtu tha se renovimet në sistemet elektrike dhe termocentrale nuk duhet të bëhen pikërisht gjatë dimrit, kur nevoja e qytetarëve është më e madhe për energji.
“Duhet të ngritet vigjilenca dhe kujdestaria në këtë sektor. Të gjitha këto ndreqje për ndalje të sistemit energjetik nuk mund të arsyetohen për pajisje, pajimet e vjetëruara me pak fleksibilitet , koha ekstreme e ftohtë pamundëson rregullaritetin e punës. Duhet të sigurohet një furnizim i rregullt dhe cilësor me qymyrin më të mirë me bë pajisjen më vitale dhe fleksibile.”
Ai tha se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” është projekti më joprofitabil në 20 vitet e fundit, pasi që, sipas tij, çmimi i energjisë është më i lartë sesa çmimi i importit të energjisë prej vendeve të tjera.
“Duhet të ngritet kontrolli preventiv i pajimeve, duhet të bëhet apel dhe vedijësim i qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike. Kontraktimi i importit në pajtim me nevojat, duhet të bëhen kontratat me një impakt afatgjatë që ta kontraktojmë më lirë dhe të bëjmë ndërrim të energjisë, sepse nëse importojmë kur s’e kemi rrymën, do të jetë më shtrenjtë. Duhet të mos bëhet mosfunksionimi i Kosovës A për furnizim, se është më i liri dhe më i shpejti, përshpejtimi i remontit të Kosovës B, heqja dorë nga projekti më i shëmtuar TC “Kosova e Re”. Kurgjë më shtrenjtë më keq nuk ka ndodhë në historinë 20-vjeçare sesa projekti “Kosova e Re”, që një megawat energji është 80€ më shtrenjtë sesa importi i energjisë”, tha Hoxha.