Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka dhënë përgjigje deputetëve për Projektligjin për Byronë Shtetërore, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu ka thënë se palës që i konfiskohet pasuria e ka të drejtën që ta justifikojë pasurinë. Ajo tha se projektligji vlen nga viti 2008 sepse para këtij viti nuk ka ekzistuar sistem i konsoliduar financiar.
“Përpara vitit 2008 nuk ka ekzistuar një sistem i konsoliduar financiar dhe arsyeja e dytë është për shkak të remitancave për të cilat nuk ka pasur kontroll. Momentin që një zyrtar arrin që ta justifikojë pasurinë e tij, në as një rrethanë nuk do t’i kërkohet gjykatës konfiskimi i pasurisë”.
“Kushtetuta e lejon krijimin e agjencive të pavarura, ashtu siç po bëjmë ne. Ky projektligj nuk e shkelë Kushtetutën e Kosovës pasi kemi të bëjmë me konfiskim të pasurisë së paligjshme jo të ligjshme”, ka thënë Haxhiu.