Nënkryetarja e Komisionit parlamentar për Arsim, Teuta Haxhiu, e ka përshëndetur aprovimin e projektligjit për mësimdhënësit ndërsa ka thënë se ky projektligj do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për një periudhë të shpejtë kohore.
Haxhiu në Info Magazine, nuk ka përmendur ndonjë datë por ka thënë se procedimi i këtij ligji në Kuvend mund të vonohet për maksimumin dy muaj, njofton Klan Kosova.
”Uroj të gjithë mësimdhënësit për këtë vendim”.
”Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne në Kuvend në momentin që na vie projektligji në komision, ne do të fillojmë menjëherë ta shqyrtojmë në Parlamentin e Kosovës”.
”Jam e sigurt se të gjitha grupet parlamentare të Kuvendi të Kosovës do ta mirëpresin dhe do ta procedojnë projektligjin në afate kohore. Kjo duhet të ndodhë në maksimum prej dy muajsh, jo më shumë”.
”Besoj shumë se pozitë e opozitë do të bëhen së bashku në këtë ligj sepse të gjitha subjektet politike vazhdimisht e kanë kërkuar këtë ligj”.