Zyra e kryeministrit: Kemi pasur sfidë për ta buxhetura Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbajtur Dëgjimi publik lidhur me ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, raporton Ekonomia Online.

Habit Hajredini drejtor në Zyrën për qeverisje të mirë, tha se Ligjin e kanë koordinuar me të gjitha institucionet, derisa ka përmendur edhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Ai tha se sfidë ka qenë për t’u buxhetuar ky Ligj.

“Ligjin ne si zyre e kryeministrit e kemi koordinuar me të gjitha institucionet dhe në të njëjtën kohë bashkëpunimi ka shkuar mirë me shoqërinë civile”.

“Ne kemi pasur sfidë kur e kemi hartuar këtë dhe nuk kanë pasur gatishmëri për të buxhetuar Ligjin”.

Ndërsa kryetarja e Komisionit, Duda Balje ka pyetur përfaqësuesin nga zyra e kryeministrit se a i kanë bërë analizat financiare për këtë Ligj.

“Tash kemi rishikim te buxhetit dhe a keni bërë analizat financiare”.

Balje ka kërkuar nga përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit që të verifikoj edhe shkollat në të cilat kanë vështirësi për pjesëmarrje fizike nxënësit me nevoja të veçanta.

Të ngjashme