Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë veproi njësoj me rastin e Astrit Deharit sikurse për Dafina Zhubin.
“Prokurorja Fitore Sadikaj, nën ndikimin e Imer Bekës – kryeprokuror i PTH në Prishtinë, veprën e kishte cilësuar si vetëvrasje! Njësoj vepruan edhe për vdekjen e dhunshme të Astritit!”, ka shkruar ajo në facebook.
Ajo ka thënë se sistemi i drejtësisë ka nevojë për transformim, në mënyrë që t’u kthehet besimi qytetarëve.
“Ky sistemi jonë i drejtësisë ka nevojë për transformim të thellë dhe të menjëhershëm, në mënyrë që qytetarëve t’i kthehet besimi!”, ka shtuar ajo.
“Kjo është e pamundur të bëhet me njerëz që e kanë kapur sistemin e drejtësisë dhe që e keqpërdorin të njëjtin sa herë i duhet!”, ka thënë deputetja Haxhiu.