Haxhiu: Publikimi i videos nga burgu, i papranueshëm

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 13:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se familja e Astrit Deharit dhe kjo lëvizje, do të vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për të angazhuar hetues privat gjatë pistës së hetimeve për vdekjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Deputetja Albulena Haxhiu në një konferencë për media tha se mbrëmë hetuesia kishte vendosur që xhirimet e kamerave nga korridori i Burgut në ditën e vdekjes t’i plasonte opinionit publik përmes mediave.

“Ky publikim i xhirimeve e tregon tendencën e hetuesisë për ta drejtuar opinionin publik drejt propagandës së tyre, e kështu larg të vërtetës. Pse kanë nevojë hetuesia e prokuroria të bëjnë propagandë mediatike me rastin? Çfarë po duan të fshehin?” theksoi Haxhiu.

Në një konferencë për media, deputetja e kësaj lëvizjeje Albulena Hazhiu, deklaroi se Kryeprokuropri i Prizrenit Sylë Hoxha dhe Drejtori i Policisë së Prizrenit Nexhmi Krasniqi, nuk janë të denjë për të zbardhur rastin.

“Një hetim nga hetues të pranueshëm për familjen dhe me kredibilitet dhe të denjë. Prokuroria e Sylë Hoxhës dhe Policia e Nexhmi Krasniqit nuk janë institucione te besueshme për kosovarët pasi janë të kapura nga Klani Pronto”.

Ajo e ka ripërsëritur edhe njëherë atë që Dardan Molliqaj, Sekretari Organizativ i kësaj lëvizjeje ka thënë të enjten, se do të kërkojnë hetues privat për ta gjetur të vërtetën rreth vdekjen e Deharit.

“Ne kemi kërkuar që hetimet të ndërpriten, për shkak se me këto hetime nuk po merren njerëzit adekuatë. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje në kërkesën e familjes dhe në kërkesën tonë, pra të përbashkët”.

“Do të insistojmë dhe të këmbëngulim në këtë kërkesë”.

haxhiu

Të ngjashme