Haxhiu pyet Remin: Në cilën betejë ke luftuar me Kurtin?

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Pas deklaratës së Muharrem Mustafës, se ai e ka pasur bashkëluftëtar kryeministrin, Albin Kurti ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu ka pyetur Remin se në cilën betejë ka lufutar bashkë me Kurtin.

Postimi i plotë:

Remi e Albini bashkëluftëtarë!!!Rem, a na tregon qysh, në cilat istikame të UÇK-së keni luftuar, se askush nga shokët nuk i ju ka parë bashkë?!Rem, nuk ka nevojë Albini për aurorën e UÇK-së, ai tani e ka aurorën e tij 50.28% të cilën e ka krijuar duke goditur çdo individ të UÇK-së që nuk është rreshtuar pro tij. E ka Veton Surroin që ia tregon historinë e UÇK-së përmes librave të tij të famshme.Rem a e ke dëgjuar çka ka deklaruar Albini në Bruksel për ty dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, apo ndoshta po don me thanë që edhe ai si bashkëluftetar i yti është “kriminel” i Ballkanit Përendimor!

Rem nuk po të ngushtoj me të pyet në cilën betejë, në cilën vijë të frontit, në cilat istikame ti ke luftuar bashkë me Albin Kurtin?Rem, për luftën tënde nuk ka dilema, por të gjithë e dimë që Albini ka refuzuar armën dhe uniformën e UÇK-së , ai është përcaktuar për zyre politike.

Të thoje se Albini ka qenë pjesë e zyres politike të UÇK-së në Prishtinë të udhëhqur nga Adem Demaqi është OK dhe është e vërtetë.Por te thuash e kam bashkëluftëtar, ia ke humbur kuptimin fjalës BASHKËLUFTOJ që ka kuptimin: “Luftoj krah për krah së bashku me një tjetër, marr pjesë krahas me një tjetër në një luftë, në një betejë etj.

“Sot Albinin nuk po e gjykojmë, as vlerësojmë për kohën e luftës, por për ato që ndër vite i ka premtuar dhe tani në qeverisje është duke mashtruar, abuzuar dhe duke keqpërdorur besimin qytetarë.Reciprociteti, demarkacioni, zajednica, jo negociata, vetvendosje, u harruan!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme