Haxhiu: Qeveria është vënë në mbrojtje të Radojçiqit dhe Vuçiqit

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se me urdhrat e tij, u publikuan statuse nëpër rrjete sociale që ishin kundër protestës së veteranëve të mbajtur të shtunën.

Ai ka thënë se Qeveria është vënë në mbrojtje të Milan Radojçiqit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit dhe kundër veteranëve dhe UÇK-së.

“Nën urdhrat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statuse kundër protestës së veteranëve të UÇK-së. Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë, janë vënë në mbrojtje të kumbarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së. Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë”, ka thënë ai.

Të ngjashme