Haxhiu për kthimin e Bislimit: S’është dashur të lejohet një poshtërim i tillë i Kosovës

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në FRONTAL të T7 ka thënë se kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.

Haxhiu madje e ka quajtur poshtërim të Kosovës ngjarjen e sotme që ka ndodhur dhe thotë se duhet kuptuar me çfarë shteti po negociohet.

“Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë.

A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu në Frontal.

Të ngjashme