Haxhiu: Refuzoj të përfaqësohem nga dikush që shkelë mbi lavdinë e shqiptarëve

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj fjalimit të kryetares së Kuvendit, njëherit presidentes në detyrë, Vjosa Osmani, të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të vizitës zyrtare që kjo e fundit ka realizuar.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, deputetja Haxhiu ka thënë se ky fjalim I Osmanit shpërfaqë paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30-vjeçare ndërvllazërore në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Lobimi “ i Vjosa Osmanit në Parlamentin Shqiptar (spikeres së mirë do të thoshin nga VV) dhe tendenca e saj e ulët për t’iu dhënë “leksione”e “mësime” institucioneve shqiptare për të përkrahur Republikën e Kosovës, shpërfaq paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare ndërvllazërore në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Thjeshtë është një fjalim i ligë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë i cili në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovë. Përkundrazi ishte fyerja më e rëndë që i vjen Shqipërisë, sidomos në këto dy dekadat e fundit. Sepse në mos asgjë tjetër, Shqipëria e ka hisen e vet në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, deshi apo nuk deshi znj. Osmani e cila sot u zgjua nga gjumi me mendimin se ka zbritur t’a shkruar historinë e shqiptarëve. Dhe kjo është më shumë se naivitet”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se injorimi i skajshëm dhe tendencioz i UÇK-së dhe gjakut të dëshmorëve, është fyerja më e rëndë që I bëhet popullit nga një përfaqësuese e tij (popullit).

“Prandaj, ky është një turp i madh që s’e lanë dot as kërkimfalja më e thellë. Po ashtu, injorimi i skajshëm dhe tendencioz i UÇK- së dhe gjakut të dëshmorëve të kombit, gjatë këtij fjalimi të ligë, edhe përkundër faktit që Kryetari i Kuvendit të RSH, zt. Ruçi me shumë krenari e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij, është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit tonë nga një “përfaqësuese” populli siç pretendon Vjosa Osmani”, ka shtuar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se refuzon të përfaqësohet nga dikush që shkelë qëllimshëm mbi lavdinë më të madhe shqiptare.

“Prandaj, unë si qytetare e Republikës së Kosovës në radhë të parë, si nënë dhe mbi të gjitha si bashkëqytetare e bashkëveprimtare e shumë dëshmorëve të rënë për liri nën betimin e ushtarit të UÇK- së, e krejt në fund edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës; REFUZOJ, REFUZOJ, REFUZOJ të përfaqësohem nga një njeri, e për më keq nga një kolege imja, e cila shkelë qëllimshëm mbi Lavdinë më të Madhe shqiptare në shek. XX – UÇK-në krenarinë që fitoi zemrën dhe admirimin e vendeve demokratike botërore. Shkelë pa mëshirë në një kohë të ligë, fyen vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar duke e shfrytëzuar maksimalisht një pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës e jo besimi qytetetar”, ka përfunduar deputetja Haxhiu.

https://www.facebook.com/100003386597347/posts/3348834455239408/?d=n
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme