Haxhiu: Po i jepet fund diskriminimit të pensionistëve që është bërë nga vet shteti

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e AAK-së Teuta Haxhiu, ka treguar se në këtë mbledhje është votuar për procedim në qeveri të Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Ajo ka thënë se me këtë ligj, do të hapet rruga për ta larguar diskriminimin që u është bërë pensionistëve kontribut dhënës.

‘Sot në mbledhjen e Kryesisë̈ së Kuvendit u votua nisma ligjore për plotësim ndryshimin e  LIGJIT NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI. Rrugës së mbarë për të larguar diskriminimin që u është bërë pensionistëve kontribut dhënës fatkeqësisht nga vet shteti i tyre’, ka shkruar Haxhiu në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme