Haxhiu: Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës po i vie fundi

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës sot i ka dhënë përkrahje nismës legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti.

Kjo nismë është inicuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, konkretisht nga deputetja Teuta Haxhiu.

Ajo ka thënë se me këtë mendim pozitiv nga Qeveria, tani diskriminimit të kësaj kategorie po i vie fundi.

“Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar) duket se po shkon drejt fundit” tha Haxhiu.

Sot, Qeveria e Kosovës me vota unanime miratoj nismën tonë legjislative për të ndrequr padrejtësinë më të madhe ndaj pensionistëve kontributdhënës pas vendosjes së kriterit të famshëm” 15 vite përvojë pune para vitit 99- të”’, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

‘Shumë të lumtur, kur jemi para finalizimit të kësaj të drejte elementare të prindërve tonë, njerëzve të mirë të Kosovës’, shtoi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme