Haxhiu: PDK-ja nuk do t’i diskriminojë profesionistët shëndetësorë si VV e LDK

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, përmes një videoje u është drejtuar qytetarëve ku bën thirrje për të votuar këtë parti më 14 shkurt.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Të nderuar kolegë profesionistë shëndetsorë, Partia Demokratike e Kosovës është partia e vetme që ka rritur pagat në shëndetësi, në arsim, ushtri, polici, shërbimin civil dhe sektorë të tjerë.

Partia Demokratike në programin e rimëkëmbjes ka planifikuar ringritjen e kapitalit me të çmuar të Kosovës, vlerësimit tuaj si humanist dhe profesionist shëndetësor,  nuk do të këtë pagesa diskriminuese si në qeverisjet e kaluara të LVV dhe LDK-së.

Ne do të rrisim pagat 100%  për të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës, paga bazë e e një mjeku do të arrijë deri në 1500 Euro.

Do të rrisim pagesën për kujdestari  100% për stafin e infermierisë.

Të nderuar kolegë, me 14 shkurt votone Partinë Demokratike të Kosovës dhe mua si kandidat për deputet me numër 109, sepse me këtë do të votoni për vlerësim të profesionit tuaj të shenjtë human.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme