Ish-ministrja e Drejtësisë dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u ka çuar një porosi partive kundërshtare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se dje u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.
Pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje të thellë, duke u mposhtur nga Shpëjtim Bulliqi i VV-së.
Ky është postimi i plotë i Haxhiut:
Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale!.
Ndryshe, mbrëmë për herë të parë pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje në zgjedhjet për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi i LVV-së e mundi bindshëm Nexhmi Ruadrin e LDK-së, duke bërë që pas shumë vitesh të ndryshojë qeverisja në Llap.