Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është duke lobuar fuqishëm për ta zëvendësuar Aida Dërgutin në postin e Nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, thonë burime të Gazetës Metro.
Haxhiu, siç pohohet, këtij posti ia ka mësyrë menjëherë pasi është bërë publike përçarja e thellë në Vetëvendosje, e sigurt se situata e krijuar pas ofendimit të Albin Kurtit nuk do të mund të ketë kthim prapa.
Burime të Gazetës Metro thonë se pozicionomi i Albulena Haxhiut në krah të Albin Kurtit, që e bëri me një status në llogarinë e saj në Facebook, lidhet pikërisht me synimin e saj për të fituar më shumë pushtet brenda Vetëvendosjes.
Aida Dërguti, e cila në një komunikim të brendshëm të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes e kishte quajtur Albin“mut”, pas presioneve dhe linçimeve të mëdha, sot është detyruar të japë dorëheqje nga çdo pozitë në Lëvizjen Vetëvendosje.