Haxhiu takohet me Ambasadoren e Frances, Marie-Christine Butel

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën diskutuan për prioritetet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në vend.

Me këtë rast, Ministrja Haxhiu falënderoi ambasadoren Butel për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës në fushën e drejtësisë duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Ministrja Haxhiu tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar dhe me shtetet e fuqishme sikurse Franca, në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa Ambasadorja Butel, uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj duke vlerësuar se Franca do të vazhdojë të mbështes Kosovë në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Të ngjashme