Haxhiu takon drejtoreshën e USAID-it

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot  ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe anëtar të tjerë të këtij programi.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu ka njoftuar drejtoreshën Magno për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa po ashtu ka folur edhe për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, me theks të veçantë Vetingun.

Ministrja Haxhiu tha se USAID-i mbetet partner serioz i Ministrisë së Drejtësisë në projektet e përbashkëta në sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa drejtoreshën Magno pasi falënderoi ministren Haxhiu, tha se USAID-i  do vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Ministrja Haxhiu dhe drejtoresha Magno diskutuan edhe për koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme