Haxhiu: Të martën finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vettingun

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të martën do të finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vettingun.

Sipas saj, reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu, raporton Ekonomia Online.

“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”.

“Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu, është një reformë e rëndësishme që bashkërisht duhet të flasim dhe mbështesim dhe nesër finalizohet drafti i parë i konceptit dokumentin për sistemin e vettingut”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/kuvendi-e-miraton-projektligjin-per-pergjegjesite-disiplinore-te-gjyqtareve-e-prokuroreve/

Të ngjashme