Haxhiu thotë se ka marrë premtime për sigurimin e 1 milion vaksinave

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 08:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se është i gatshëm ta ndihmojë Qeverinë për luftimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haxhiu tha se partia e tij është angazhuar për të siguruar vaksinat kundër Covid-19. Madje ai thotë se kanë marr premtime nga jashtë për sigurimin e 1 milion vaksinave.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë në procesin e vaksinës dhe kam kontaktua mjekë në Evropë dhe Amerikë për të na ndihmuar me të vetmin qëllim të ndihmojnë në sigurimin e vaksinës dhe kemi marr premtime për sigurimin e 1 milion vaksinave. Luftimi i pandemisë është brenga kryesore dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë qeverinë në këtë proces dhe të mos jetë neglizhente në këtë proces Qeveria”.

Tutje, ai kritikon Qeverinë për menaxhimin e situatës me pandemi, duke thënë se kjo çështje po trajtohet minimalisht.

“Ministri i Shëndetësisë e ka për obligim të paraqesë programin para kuvendit. Kuvendi ka bërë tri javë punë dhe po shihet një neglizhencë nga Qeveria jo angazhim situata është shumë dinamike janë 14 mijë raste aktive dhe numri i vdekjeve ka arritur 2000”.

“Kjo është përpjeke e Qeverisë për të paraqitur diçka të tillë. Numri rasteve ka rënë sepse është zvogëlua numri i testimeve. Por duhet bërë testime sa më shumë. Duke e zvogëluar numrin e testimeve për të paraqitur rrejshëm numrin e rasteve që ka rënë është një përpjekje e Qeverisë për masat që ka marrë”.

Të ngjashme