Anëtarja e kryesisë së VV-së Albulena Haxhiu ka thënë se nuk i kanë bërë ftesë kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që të bëhet pjesë e kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
Ajo më tej ka shtuar se respektojnë vendimin e saj, duke shtuar se me Osmanin kanë bashkëpunim të mirë.
Lidhur me deklarimet e LDK-së për heqjen e vijave të kuqe me PDK-në, ajo ka thënë se ato janë hequr qysh moti.
Krejt kjo sipas saj, po bëhet për poste e pazare politike. Madje ajo thotë se zgjidhja për vendin është shkuarja në zgjedhje.