Ka përfunduar takimi i grupeve punuese ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas më shumë se dy orë diskutimesh, raporton Ekonomia Online.
Albulena Haxhiu, pjesë e grupit punues të VV-së, tha se janë pajtuar për 100% programin qeverisës, duke shtuar se një draft i kësaj marrëveshje edhe do të bëhet publik.
“Sot pas një takimi mund të them se të gjitha çështjet në kuptimin programor janë finalizuar, programi qeverisës 100% kemi arritur marrëveshje, draftini kësaj marrëveshje do të bëhet publik”.
Kurse sa i përket ndarjes së përgjegjëseve ajo ka paralajmëruar edhe një takim para së hënës, në mënyrë që marrëveshja finale të nënshkruhet në fillim të javës që vjen, raporton Ekonomia Online.
“Me çështjet që kanë të bëjnë për ndarjen e përgjegjësive do të takohemi para të hënës, marrëveshja do të nënshkruhet në fillim të javës tjetër shumë shpejt do të arrihet marrëveshja” .
Sipas saj, presidenti duhet që sa më shpejt të thërras seancën konstituive të Kuvendit.
“Thaçi duhet shumë shpejt ta thërras seancën konstituive. Nuk besoj që nuk është në interesin e të tij të shkel Kushtetutën. Dje nuk kemi hapur temën as të kryeparlamentirit as të presidentit”.
LEXONI EDHE: