Deklarata e zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, lidhur me shpërndarjen e vajit në tepsi kishte shkaktuar shumë reagime e satirë.
Tash, për këtë temë, radha i ka ardhur të jap idenë e saj edhe ministres Albulena Haxhiu.
Ajo në sqarimin e saj ka thënë se vaji shkon lehtë në tepsi, vetëm nëse është tepsia e nxehtë.
“Ka qenë temë diskutimi në kabinet dhe kemi qeshur shumë. Ka qenë temë diskutimi mes meje dhe zëvendësit se a shkon vaji lehtë në tepsi apo vështirë. Unë e di që shkon vështirë, vec kur është tepsia e nxehtë shkon lehtë. I thojsha në rregull ke dasht me shpjegu sa shpejt po punojmë, mirëpo për bindjen time vec nëse është e nxehtë shkon shpejtë. Kemi qeshur shumë, por sigurisht se mundohemi të përdorim edhe forma të tilla me i tregu popullit për formën tonë. Nëse kështu na kupton populli pse mos ta përdorim. Edhe burrat duhet me përgatit”, tha Haxhiu në ATV.