Haxhiu viziton Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar Strehimoren Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit, ku nga afër ka parë punën dhe zbatimin masave për parandalimin e virusit Covid-19 si dhe kushtet në të cilën po qëndrojnë rastet e trafikimit me nivel të mesëm dhe të lartë të rrezikshmërisë, si dhe viktima të trafikimit.

Gjatë kësaj vizite, Haxhiu ka njoftuar për veprimet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë përmes së cilave tashmë Strehimorja Shtetërore për Strehimin e Viktimave të Tafikimit është në kuadër të MD-së.

Ajo ka thënë se prioritet i saj mbetet edhe forcimi i sundimit të ligjit dhe angazhimi me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojtje dhe që trafikuesit të marrin dënimet e merituara.

“Ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të përkujdeset edhe për ngritjen e kapaciteteve dhe programet e ri-integrimit dhe qëndrueshmërinë financiare të kësaj Stehimore”, thuhet në njoftimin e MD’së.

Të ngjashme