Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se asnjë nga deputetët e kësaj partie nuk do të votojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.
“Nuk dihet se kur do të procedohet në Kuvend demarkacionim. Por, ne si LVV nuk do ta votojmë. Ka shpifje propaganda në këtë drejtim. Asnjë deputet i LVV-së nuk e përkrah një marrëveshje që humb territor. Nuk mund të jesh deputet i LVV-së që qon dorën lart të nënshkruajë një marrëveshje që humb territor”, u shpreh ajo.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-seanca-per-demarkacionin-shume-shpejt-jemi-afer-arritjes-se-konsensusit/