Haxhiu: Zjarri në IML dyshohet se erdhi nga defektet në sistemin elektrik – s’janë dëmtuar mostrat, mbetjet mortore as arkivi

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 12:04 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, nuk janë dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivi i këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Ajo më tej ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se zjarri ndodhi si pasojë e defekteve në sistemin elektrik, ndonëse thotë se duhet të pritet që kjo ët konfirmohet nga ekspertët.

Ministrja uron që zjarri mos të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, për çka kërkoi hetime serioze duke përmendur edhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Instituti. Sipas saj, ndërtimi i këtij objekti në vitin 2006 është bërë shkel e shko për çka paralajmëroi se do të bëjnë një vlerësim me ministritë përkatëse.

“Siç e dini kam njoftuar edhe publikisht dje para orës 08:00 nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore jam njoftuar që në ambientin e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithësisht kati i dytë është përfshirë nga zjarri sigurisht që ka qenë një shqetësim serioz jo vetëm për mua si Ministre e Drejtësisë, por poashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës sepse ndër vite ne kemi pasur informacione me të cilat pastaj mund ta ulin besimin e qytetarëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe kjo është për keqardhje”,

“…megjithatë edhe Policia edhe Prokuroria edhe Forenzika edhe ekspertet e zjarrit edhe elektroteknikës kanë qenë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit . Nga vlerësimet e djeshme po ashtu  edhe komunikimi që kemi pasur sot ne kemi kuptuar se janë djegur dy zyra brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore të ekspertëve mjeku-ligjor, nuk ka pasur djegie as të mostrave pra në hapësirat ku mbahen mostrat as të arkivit të Institutit të Mjekësisë ligjore dhe as të mbetje mortore dhe si mund të them fat në fatkeqësi megjithatë sigurisht që unë nuk mund të flas drejtpërdrejtë atë se çfarë mendojë në këtë situatë. Ne na duhet që të presim ekspertët të na tregojnë se cilat janë shkaqet sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”.

“Shembull përmendin vitin 2006 se si është bërë shkel e shko dhe ne tashmë planifikojmë që bashkë me personat përgjegjës edhe të Ministrisë së Drejtësisë edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe Administratës Publike që ta bëjmë një vlerësim të rrezikshmërisë që ta bëjmë një vlerësim të këtij institucioni dhe uroj të jetë aksidentale. Uroj të mos jetë nga dora e njeriut mirëpo këtu duhet vigjilencë edhe nga ana e institucioneve të drejtësisë ju e dini edhe mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe unë jam e bindur nëse ka veprime serioze edhe për këtë pavarësisht që në fillim thuhet që mund të ketë dyshime nga defektet e sistemit elektrik duhet hetime serioze në mënyrë që nëse kjo është bërë nga dora e njeriut që nuk mund të them nuk dua as të keqkuptohem po duke pasur parasysh ato çfarë kanë ndodhur ndër vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore lejohet çfarëdo mendimi tjetër raport me këtë megjithatë janë institucionet përgjegjëse që do të na dërgojnë shkaqet pse ka ndodhur por ashtu ne si Ministri do ta kryejmë punën tonë raport me vlerësimin e rrezikshmërisë  nëse ekziston në institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Ne kemi pasur tre herë shpallje për këtë dhe ka pasur ankesa nga operatorët gjegjësisht sistemi pastaj pezullojnë çfarëdo procedure prandaj nuk ka mundur me u nënshkruar kontrata lënda është në OShP dhe nuk kemi mundur që ta bëjmë asnjë lëvizje sepse ju e dini që bëhet shkelje bëjnë shekeje zyrtaret  përgjegjës të cilët nuk presin përfundimin pranë organit OShP-së, ne kemi kërkuar që të marrim informacione edhe të tjera në raport me shumë procedura  dhe çështje të tjera që ndërlidhen”.

“…tani për tani janë këto informacione që i kemi po iu siguroj që çfarëdo përpjekje që mund të këtë dikush për të dëmtuar institucionin kushdo që ka tendenca qellim të këqija do të dështoj nuk mund të jenë tendencat kriminale më të fuqishme se institucionet e Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme