Edhe zyrtarisht është konfirmuar se Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e anësorit të Mochengladbach, Thorgan Hazard.
Ylli belg ka nënshkuar kontratë pesë-vjeçare me nënkampionët e Bundesligës, pasi shpenzoi pesë vite me Gladbachun.
Ai u bë transferi i dytë i Dortmund për këtë verë, pasi ‘Verdhezinjët’ kompletuan nënshkrimin edhe me mbrojtësin e majtë të Hoffenheim, Nico Schulz, përcjell lajmi.net.
‘’Ne jemi të kënaqur që Thorgan ka vendosur të bashkohet me Dortmundin’’, tha drejtori sportive Michael Zorc.
‘’Ai është një lojtar me përvojë në Bundesligë, i cili do na ndihmojë shumë me ritmin dhe cilësinë përpara golit’’.
Shuma përfundimtare për Hazard nuk është zbuluar nga asnjë klub, me raportimet që sugjerojnë se mund të jetë diku nga 25 milionë euro deri në 40 milionë euro.