Eden Hazardi synon të qëndrojë edhe një vit te Chelsea, por nuk ka ofruar siguri për të ardhmen pas sezonit të ri.
“Goal” raporton se Hazardi akoma s’ka vendosur për një kontratë të re te “Blutë”, edhe pse një gjë e tillë është në tavolinë.
27-vjeçari, me kontratën aktuale është te Chelsea edhe dy sezone.
“Ju e dini se çfarë kam thënë pas Kupës së Botës. Jam i lumtur këtu, nuk dua të flas për këtë. Shumë gjëra janë thënë – të pakuptimta dhe gjithçka. Tash për tash jam i lumtur. Kam edhe dy vjet në kontratë dhe të shohim çfarë ndodh. Nuk do të largohem”, ka thënë ai për RMC Sport.