Hazard reagon ndaj lajmeve se ka a rritur marrëveshje me Real Madridin

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Eden Hazard i ka mohuar lajmet se ai tashmë ka arritur marrëveshje për të kaluar në Real Madrid, duke këmbëngulur se nuk ka asgjë në këtë drejtim.

Tash e disa muaj raportohet vazhdimisht se Hazardi do t’i bashkohet gjigantit spanjoll, dhe edhe pse ai ka folur pozitivisht për trajnerin e tij Maurizio Sarrin dhe Chelsean, ai ka vazhduar të flirtojë me Los Blancos, transmeton Gazeta Express.

Ai madje shkoi aq larg saqë vitin e kaluar tha se ëndërron të luajë për Real Madridin.

Edhe këtë sezon thashethemet kanë vazhduar ta lidhin 28-vjeçarin me një kalim te Real Madridit, dhe Hazard e ka lënë të hapur mundësinë për t’u larguar.

Duke folur në një konferencë për media me Kombëtaren e Belgjikës, Hazard nuk deshi t’i përgjigjej pyetjeve për Real Madridin.

“Jo, jo, nuk jam këtu për të folur për Realin”, tha Hazard.

Por i pyetur me ngul, belgu u përgjigj: “Ende nuk ka asgjë të re. Jam i përqendruar të luajë kundër Qipros, kjo është e vetmja gjë rreth të cilës po punoj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme