Hazard zyrtarisht jashtë për “El Clasico”, Reali edhe pa Varanen e Ramosin

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Eden Hazard do të jenë tri mungesat e mëdha të Real Madridi për “El Clasico”.

Derisa Ramos është i dëmtuar dhe Varane i izoluar për shkak të COVID019, Hazard ka së paku 10 ditë që po stërvitet me ekipin.

U raportua se belgu mund të jetë në gjendje të mirë për t’u ftuar më në fund dhe t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë, por Zinedine Zidane ka përsëritur disa herë se s’do të rrezikojë me 30-vjeçarin.

Kështu, ai ka mbetur zyrtarisht jashtë edhe për këtë ndeshje.

Të ngjashme