Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit politike, largimin e AKR-së nga koalicioni LAA dhe kalimin në koalicionin kundërshtar, PAN.
Haziri ka thënë se edhe e ka pritur një gjë të tillë nga partia e udhëhequr nga Behgjet Pacolli.
“Në një anë nuk jam befasuar duke pasur parasysh zhvillimet por befasi është mosrezistecna politike dhe personale e AKR-së, politike ndja atyre që e shantazhuan dhe i dhanë motiv shtesë që të vijë në LDK”.
“Në anën tjetër më ka befasuar mosrezistenca, u harrua qëllimi politik, u harrua motivi, programi qeverisës me te cilin jemi dakorduar, sepse ata janë dakorduar edhe me Vetëvendosjen, edhe me ne dhe pikërisht kur pritej që këto takime të jepnin fryte dhe LAA e Vetëvendosje të hynin edhe në tema më të rënda, ndodhi kthimi”.
Por Haziri që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka treguar se lëvizja e fundit politike e AKR-së e ka befasuar në një pikë.
“Politikisht më ka befasuar vetëm mosrezitenca, kam besuar që ka qëllim politik edhe personal. Ky dorëzim i shpejtë më lë të nënkuptojë që nuk ka ndryshuar asgjë në atë parti. Kjo parti është e varur edhe ashtu në kryetarin e vet. AKR ka bërë salto mortale, por kjo salto do të paguhet politikisht”.
Nënkryetari i LDK-së ka treguar edhe se si e ka parë LDK-ja koalicionin me AKR-në.
“Nuk e kemi bërë koalicionin me AKR-në si strehë politike por e kemi bërë si koalicion përtej një mandati kur bashkojmë elektoratin por duke çmuar edhe kontributin e zotit Pacolli ne kemi hyrë në një udhë politike të vështirë”.